Mushkonja është një insekt fluturues që bën pjesë ne klasën e Ditteri, në familjen Culicidi. Është i përhapur në të gjithë botën ne rajonet e ngrohta, nëntropikale dhe tropikale, përfshire Amerikën e Veriut, Meksikën, Amerikën Qendrore, Afrikën, Azinë dhe Evropën.
Femrat e mushkonjës lënë zonat e riprodhimit dhe gjatë natës ushqehen kryesisht me gjakun e gjitarëve, perfshire dhe njeriun, edhe pse për disa lloje preferojne zogj dhe zvarranikë. Për të thithur gjakun , femrat jane të pajisur me një aparat te gojës të gjatë dhe shpues, të ngjashëm me një thithëse. Ky tub i vogel nuk është i pranishëm tek meshkujt, te cilët jetojne me nektarin dhe linfën e bimëve. Femrat pijnë një sasi gjaku te barabartë me 1,7 herë sa pesha e tyre. Larvat ushqehen me mbeturina të kafshëve dhe bimeve, të vogla sa të jetë e mundur per tu gëlltitur. Riprodhimi nis kur meshkujt dalin nga gjendja e pupës dhe temperatura mesatare arrin 21 °C. Mashkulli dhe femra ciftëzohen ne fluturim, duke fekonduar vezët në 10-15 sekonda. Mashkulli ngordh pak kohë më mbrapa dhe femra menjëhere duhet te thithi gjak deri sa vezët të arrijnë në pjekjen etyre. Mbasi është ushqyer, depoziton vezët në siperfaqe të ujit. Vezët hapen mbas disa ditësh duke nxjerrur larvat te cilat ushqehen me mbetjet vegejtale ne dekompozim. Në dy javë ato transformohen ne pupë, që është dhe faza finale, kështu kryejne metamorfozen në formën e rritur, fazë kjo që zgjat disa ditë. Kur të rriturit dalin prej ujit, meshkujt ushqehen me nektar, kurse femrat duhet te presin disa ditë deri sa tu forcohet aparati i gojes, qe tu bëjë të mundur të ushqehen për herë të parë me gjak. Në temperaturat e ulta, femrat e fekonduara dimërojne deri në pranveren e ardhshme dhe zakonisht ngordhin pasi depozitojnë vezët.
No comments:
Post a Comment