Menyra si te kontrrollohet perhapja e mushkonjes Tiger ! ~ Mushkonja

Thursday, February 18, 2010

Menyra si te kontrrollohet perhapja e mushkonjes Tiger !

Gjatë viteve të fundit në SHBA është përdorur shumë spërkatja me lëndë helmuese për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së Virusit të Nilit Perëndimor. Spërkatja kryhet zakonisht gjatë natës për të mos dëmtuar bletët që ushqehen gjatë ditës. Por edhe mushkonja Tigër ushqehet gjatës dhe për këtë arsye spërkatja natën nuk është efektive kundër kësaj mushkonje.
Megjithatë, është e lehtë të luftohet përhapja e kësaj mushkonje sepse vendi i saj i shumëzimit është shumë pranë vendit ku edhe pickohen njerëzit, meqënëse kjo mushkonjë nuk fluturon në largësi të mëdha. Vende të tilla shumëzimi janë pellgje me ujë të ndenjur prej më shumë se 3 ditësh, ulluqet e çative të shtëpive, goma të vjetra, vende ku hidhen plehrat, dhe në përgjithësi çdo enë ose depozitë e hapur me ujë të ndenjur. Uji i rrjedhshëm nuk përdoret nga mushkonjat. Po ashtu edhe ujë në të cilin ka peshq të vegjël sepse peshqit ushqehen me larvat e mushkonjave.
Pilivesat janë po ashtu një metodë e shkëlqyer për luftimin e mushkonjave. Larva e pilivesës ushqehet me larvat e mushkonjave, ndërsa pilivesa e rritur i gjuan mushkonjat duke i kapur në fluturim e sipër. Përdorimi i insekticideve të cilët vrasin edhe pilivesat mund të japë rezultate edhe më të këqija në luftimin e mushkonjave. Vërtet në fillim do të ulet numri i mushkonjave, por pas një periudhe kohe mushkonjat do të shtohen shumë sepse edhe “armiqtë” e tyre janë zhdukur.

mushkonjatiger Menyrat si te kontrollohet perhapja e mushkonjes Tiger
Mënyra më e mirë për të lufutar mushkonjat është të thahen të gjithë pellgjet me ujë t ndenjur si dhe të kryhet pastrimi i enëve apo depozitave të ujit. Në ato raste kur kjo nuk mund të kryhet atëhere mund të përdoret një lugë gjelle me vaj vegjetal. Vaji krijon një shtresë mbi ujë e cila i ndalon larvat e mushkonjave që të dalin në sipërfaqe dhe të marrin frymë.
Çdo depozitë ose enë me ujë e cila nuk mund të pastrohet, boshatiset ose trajtohet me vaj vegjetal, mund të trajtohet në mënyrë periodike me BTI Bacillus thuringiensis israelensis. Ky lloj bacili lëshon në ujë një substancë e cila vret larvat e mushkonjave përpara se këto të zhvillohen në mushkonja të rritura. Kjo lloj substance verpom vetëm kundër larvave të insekteve të dëmshme dhe nuk ndikon tek njerëzit, peshqit, zogjtë, dhe bimët.

No comments:

Post a Comment