Mushkonja të infekton lëkurën ! ~ Mushkonja

Monday, February 15, 2010

Mushkonja të infekton lëkurën !

 

Stina e verës, përveç nxetësisë së rrezeve të diellit sjell me vete edhe mushkonjat. Të gjithë bezdisen prej pickimit të tyre, por kujdes sepse më e rrezikshme është ajo çfarë sjell pickimi i saj. Mjekët dermatologë rekomandojnë të mbrohemi sa më shumë nga mushkonjat sepse ato janë shkaktare të infeksioneve të lëkurës, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët dhe femrat.
Bujar Përnaska Dermatolog “Infeksionet më të shpeshta të lëkurës në verë janë të tipeve të shkaktuara nga koket. Edhe mushkonjat zgjedhin erën e njeriut për të pickuar, ato pickojnë më shumë fëmijët dhe femrat.”

Por mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes edhe nga insektet e tjera, pasi jo vetëm mushkonja sjell infeksione të lëkurës.

No comments:

Post a Comment