Sunday, February 28, 2010

4 Fazat e mushkonjes

Mushkonja kalojnë nëpër katër faza në te gjithe ciklin e tyre të jetës:
1-vezë, 2-larva, 3-pupa, dhe 4-mushkonja te rritura. Femra vendos vezët e saj në ujë, të cilat mund të jenë ne një kripore, ne një liqen, ne një pellg, ne një rezervuar natyror, në një fabrikë, ose një enë me ujë artificial të tillë si një kovë plastike. Tre fazat e para janë ujore dhe të fundit 5-14 ditë, në varësi të llojeve dhe temperatura ambientit; vezë jane duke u shenderruar ne larva, dhe me vone shenderrohen ne pupa. Mushkonja e rritur ose pupa ndodhen ne siperfaqen e ujit.. Femrat mund të jetojnë deri në një muaj, por me siguri nuk jetojnë më shumë se 1-2 javë në natyrë.
Burimi : MushkonjaInfo

Mushkonja ne fazen e Larves dhe Larva

Mushkonja ne fazen e Larves. Larva
Larvat kanë një kryetar i zhvilluar me pjeset e mprehta ne gojë qe përdor për ushqimin, ai ka një gjoks të madh, eshte pa këmbë dhe ka një bark të segmentuar.

Larvat marrin frymë përmes spiraleve te vendosura në segmentin e tetë barkut, ose nëpërmjet një kromi, dhe prandaj duhet të vijnë në sipërfaqe shpesh qe te marrin fryme. Larvat e shpenzojnë kohen e tyre duke u ushqyar me alga, me baktere, dhe të tjera gjallesa mikro-organizma në sipërfaqe te ujit. Ata zhytem nën sipërfaqe vetëm kur shqetësohen. Larva noton me pjeset e mrephta ne goje, ose mund te notoje edhe nga lëvizjet e trupit të saj.

Larvat zhvillohen përmes katër fazave, pas fazes metamorfozë, ato shenderrohen në pupa. Në fund të çdo faze, ato shenderrohen nga pupa ne larvat, derdhin egzoskeletin e tyre, për të lejuar për rritje të mëtejshme.
Burimi : MushkonjaInfo

Thursday, February 25, 2010

Mushkonja vrasëse po vjen drejt Shqipërisë, Italisë, Francës

Është shfaqur pas 100 viteve në ishujt e Australisë, shkencëtarët në përpjekje për të mbrojtur njerëzimin

Së shpejti ka për t'u shfaqur edhe në pjesë të Francës, Italisë, Shqipërisë dhe Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara. Ky është lajmi shqetësues që vjen nga Australia. Një mushkonjë e madhe po shpërndan sëmundje me një potencial fatal në pjesën qendrore të Australisë, thonë të shqetësuar ekspertët.

Mushkonja tigër aziatike, e cila mbart kaq shumë sëmundje, siç janë dhe ethet tropikale, ethet e kuqe dhe encefalite japoneze, janë gjetur në të paktën 10 ishuj të pabanuar të Torres Strait, që gjenden midis Australisë dhe Guineas së Re. Ishulli më i afërt është Coconuti, rreth 50 km larg nga ishulli kryesor.

Kjo mushkonjë ka mundësi që t'i mbijetojë korridorit të klimës që krijojnë këto vende dhe ajo ka mundësi eventuale që të përhapet në jug të kryeqytetit të Australisë, nëse zhvillimi i saj nuk ka për t'u mbajtur nën kontroll.

Drejtuesi i Bashkimit të Epidemiologëve të Shëndetit Publik tropikal, Brian Montgomery, thotë se insekti i ngarkuar me sëmundje vdekjeprurëse pickon qeniet në mënyrë agresive dhe është shumë agresive.

"Nëse e mbajmë 'në tokën tonë'është një vdekje e sigurt", thotë mr.Montgomery.

"Nëse do të bëhet diçka, duhet të bëhet përpara stinës së lagësht që po vjen", thotë ai.

Karantinat australiane dhe shërbimi i inspektorëve po punojnë me shumë kujdes që të shfarosin këtë mushkonjë dhe ta mbajnë larg njerëzve. Ata janë duke kontrolluar në të gjitha kontenierët e anijeve që kalojnë nëpërmjet portit për shenja të mushkonjës.

"Ajo është tepër aktive dhe, kjo është një prej arsyeve për të cilat karantinat australiane dhe shërbimi i inspektorëve e ka shumë të vështirë për ta shfarosur, nëse mbërrin në kontinent", thotë eksperti i mushkonjave, prof.Brian Kay, i Institutit të Kërkimeve Medicinale në Queensland të Australisë.

Është shumë e mundshme që kjo mushkonjë të ngarkohet, duke qëndruar në gomat e barkave dhe kanoeve dhe të transportohet në vende të tjera, duke shkuar fillimisht drejt ishujve.

"Është një specie shumë e ndërlikuar", thotë epidemiologu James Ëalker.

Qeveria e Queenslandit, gjithashtu është duke ndërmarrë veprime, përvojë si dhe po përpiqet të zhdukë sëmundjen nga Azia. "Vendlindja" e kësaj mushkonje janë kontenierët e anijeve, veçanërisht ngarkesat e ardhura nga Azia. Së shpejti, ajo mund të gjendet në pjesë të Francës, Italisë, Shqipërisë dhe Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara.

Shkencëtarët, mjekët infeksionistë, epidemiologët, janë duke u përpjekur dhe po përgatisin raporte mbi këtë mushkonjë, në mënyrë që të gjejnë mënyrat për të zhdukur këtë mushkonjë vrasëse. Në Britani po përpiqen të krijojnë "hartën e mushkonjës tigër".

Mushkonja që është shfaqur vitin e fundit në Torres Strait Island për herë të parë është shfaqur 100 vjet më parë.

Encoefalistët japonezë po kërkojnë efektet që sjell në sistemin qendror nervor, të cilat janë dhe shkak për krijimin e komplikacioneve dhe vdekjes së njeriut. Dy janë përpjekjet e shkencëtarëve, zbulimi i vaksinës për njeriun dhe i mënyrave për ta shfarosur atë.

Tuesday, February 23, 2010

Hajduti dhe Mushkonja

Makina e vjedhur u gjet por hajduti jo.Ne makinen e vjedhur u gjet vetem nje shenje , mushkonja e ngopur me gjak.

Mushkonja e gjetur ne makinen e vjedhur ne shtetin Finlande e ka cuar policine tek nje person te dyshuar.

Dedektiv Sakari Palomaki, tha qe kane gjetur nje mushkonje e ngopur me gjak ne makinen e vjedhur.

Palomaki me vone duke e derguar mushkonjen ne laboratorin e tije mbas kondrollimit tha qe gjaku i perket nje dyshuari qe eshte ne kerkim.

Dhe dedektivi thot qe nuk eshte dicka e perhershme te shikohet gjaku i mushkonjes ne keto raste dhe nuk kane bere mesime te tilla ne shkolle.

Sunday, February 21, 2010

Thursday, February 18, 2010

Menyra si te kontrrollohet perhapja e mushkonjes Tiger !

Gjatë viteve të fundit në SHBA është përdorur shumë spërkatja me lëndë helmuese për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së Virusit të Nilit Perëndimor. Spërkatja kryhet zakonisht gjatë natës për të mos dëmtuar bletët që ushqehen gjatë ditës. Por edhe mushkonja Tigër ushqehet gjatës dhe për këtë arsye spërkatja natën nuk është efektive kundër kësaj mushkonje.
Megjithatë, është e lehtë të luftohet përhapja e kësaj mushkonje sepse vendi i saj i shumëzimit është shumë pranë vendit ku edhe pickohen njerëzit, meqënëse kjo mushkonjë nuk fluturon në largësi të mëdha. Vende të tilla shumëzimi janë pellgje me ujë të ndenjur prej më shumë se 3 ditësh, ulluqet e çative të shtëpive, goma të vjetra, vende ku hidhen plehrat, dhe në përgjithësi çdo enë ose depozitë e hapur me ujë të ndenjur. Uji i rrjedhshëm nuk përdoret nga mushkonjat. Po ashtu edhe ujë në të cilin ka peshq të vegjël sepse peshqit ushqehen me larvat e mushkonjave.
Pilivesat janë po ashtu një metodë e shkëlqyer për luftimin e mushkonjave. Larva e pilivesës ushqehet me larvat e mushkonjave, ndërsa pilivesa e rritur i gjuan mushkonjat duke i kapur në fluturim e sipër. Përdorimi i insekticideve të cilët vrasin edhe pilivesat mund të japë rezultate edhe më të këqija në luftimin e mushkonjave. Vërtet në fillim do të ulet numri i mushkonjave, por pas një periudhe kohe mushkonjat do të shtohen shumë sepse edhe “armiqtë” e tyre janë zhdukur.

mushkonjatiger Menyrat si te kontrollohet perhapja e mushkonjes Tiger
Mënyra më e mirë për të lufutar mushkonjat është të thahen të gjithë pellgjet me ujë t ndenjur si dhe të kryhet pastrimi i enëve apo depozitave të ujit. Në ato raste kur kjo nuk mund të kryhet atëhere mund të përdoret një lugë gjelle me vaj vegjetal. Vaji krijon një shtresë mbi ujë e cila i ndalon larvat e mushkonjave që të dalin në sipërfaqe dhe të marrin frymë.
Çdo depozitë ose enë me ujë e cila nuk mund të pastrohet, boshatiset ose trajtohet me vaj vegjetal, mund të trajtohet në mënyrë periodike me BTI Bacillus thuringiensis israelensis. Ky lloj bacili lëshon në ujë një substancë e cila vret larvat e mushkonjave përpara se këto të zhvillohen në mushkonja të rritura. Kjo lloj substance verpom vetëm kundër larvave të insekteve të dëmshme dhe nuk ndikon tek njerëzit, peshqit, zogjtë, dhe bimët.

Tuesday, February 16, 2010

Pershkrimi Fizik i Mushkonjave

Pesha: Më pak se 0.003 g
Gjatësia: Deri ne 0.6 cm
Pjekja seksuale: Menjëherë pasi arrijnë fazën e rritur
Riprodhimi: Zakonisht në pranvere dhe në verë
Numuri i Vezëve: 100-400
Periudha Inkubatriçe: 1-3 ditë
Faza Larvore: 7-20 ditë
Dieta Kryesore: Gjak nga gjitarët dhe nektar
Jeta Mesatare: Nga 2 ditë deri në disa muaj

Pickimet e mushkonjave, këshillat për tu mbrojtur !

Pickimet e mushkonjave, këshillat për tu mbrojtur
Sipas mjekëve, pickimet largohen me aloe vera dhe banane

Pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me aloe vera dhe banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes, ose me xhelin e nxjerrë nga bima aloe vera. Metodat e trajtimit të aloe verës janë zhvilluar qysh prej mijëvjeçarësh dhe vazhdojnë edhe sot me produktet e reja të specializuara aloe. Trajtimet me aloe vera kanë dhënë provat e tyre në rastet e neurodermatitit, ekzemës apo urtikarieve. Lëkura pasurohet me lagështirë dhe ushqyes jetësorë për të ndihmuar rigjenerimin e plagëve dhe për të përshpejtuar rritjen natyrale të qelizave. Duke përdorur aloe vera, qelbëzimet, djegiet, pickimet e insekteve dhe gërvishtjet shërohen më shpejt se zakonisht. Lëngu ose xheli i aloe verës mund të përdoret gjithashtu si një alternativë balsamike në sportet e përgjithshme dhe produkt kundër tërheqjes dhe bllokimit muskulor gjatë terapisë në rastet e dëmtimeve sportive. Mjekët popullore rekomandojnë që nënat të përdorin prodhime natyrale të aloe verës për t’u kujdesur për lëkurën e ndjeshme të bebeve të tyre në vend që të përdorin kremra të prodhuar kimikisht, të cilët përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë alergji. Për këto trajtime, aloe vera përfaqëson një alternativë të mrekullueshme.
Pickimet
Pickimet nga insekte të ndryshme janë të zakonshme sidomos gjatë pushimeve verore. Shumica e këtyre pickimeve nga insektet shkaktojnë vetëm reagim lokal, duke përfshirë këtu skuqje, të ënjtura, dhimbje dhe kruajtje. Por, nganjëherë disa njerëz reagojnë ndryshe dhe kjo duhet trajtohet menjëherë nga mjeku. Për të evituar problemet e pickimit të mushkonjave gjatë pushimeve merrni me vete spërkatës kundër pickimit të tyre dhe insekteve të tjera. E nëse pickoheni largoni thumbin nga lëkura dhe pastrojeni mirë vendin e pickimit me ujë dhe sapun. Më pas mbani mbi të një pako me akull për të ftohur vendin e prekur e gjithashtu aplikoni edhe krem antiseptike për të shmangur infektimin. Tre vite më parë në vendin tonë u vu re prania e mushkonjës “Tigër”, e cila konsiderohet e rrezikshme, pasi pickimi i saj krijon alergji dhe mund të jetë burim i një sërë sëmundjesh. Për tu mbrojtur prej këtij insekti, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, që të përdorin dezinfektues dhe kremra. E njëjta kërkesë u është bërë edhe bashkive për të marrë masat e duhura për dezinfektimin e zonave që mbulojnë. Kjo lloj mushkonje është e përhapur më shumë në zonat bregdetare si Butrinti, Durrësi, Velipoja, Himara e Saranda, por edhe në kryeqytet. Insekti ka përmasat e mushkonjës së zakonshme, por ka një pickim të dhimbshëm dhe agresiv që shkakton irritim të lëkurës.
Fëmijët
Më shumë komplikacione pickimi i mushkonjës sjell te fëmijët, pasi për shkak të imunitetit të dobët të organizmit irritimet janë më të mëdha. Është quajtur mushkonja “Tigër”, pasi nuk është e zezë, por ka vija të bardha. Sipas specialistëve të ISHP-së, insekti mund të ketë ardhur në vendin tonë nga makinat që udhëtojnë jashtë vendit, të cilat nuk janë dezinfektuar. Kjo, pasi aty mund të kenë lënë dhe vezët. Mushkonja e rrezikshme mund të gjendet në ambientet e bodrumeve, apo edhe në zonat ku ka pemë. Specialistët këshillojnë, që edhe këto ambiente të mos lihen pa u spërkatur me dezinfektantë. Në vendet e tjera të botës, ku kjo mushkonjë është më shumë e përhapur, sëmundjet nga pickimi i saj kanë shkaktuar edhe vdekje. Mushkonja “Tigër” është më e përhapur në Azi, por që prej 20 vjetësh ajo ka mbërritur në Amerikë dhe po përhapet me shpejtësi drejt Evropës. Një tjetër mënyrë e ardhjes e mushkonjës “Tigër” në vendin tonë mund të jetë nëpërmjet shpendëve shtegtarë, pasi në stinën e ftohtë ato mund t’i lëshojnë vezët në trupin e tyre. Pasi ngrohen temperaturat larvat zhvillohen duke kaluar bashkë me këta shpendë nga një vend në tjetrin. Mushkonjat për vetë faktin se thithin gjakun nga persona, apo dhe kafshë të ndryshme mund të jenë përhapëse të viruseve vdekjeprurëse siç janë, sipas mjekëve, SIDA dhe hepatiti. Një tjetër sëmundje që në vendin tonë kalon nga kafshët te njeriu nëpërmjet mushkonjave është Leshmanjoza, e cila kalon nga qentë e infektuar te njerëzit. Nëse nuk kurohet ajo mund të sjellë pasoja të rënda për organizmin

Vaksinat antimalarie per mushkonja !



Te perdoresh mushkonjat si shiringa qe injektojne vaksina antimalarie Mberrin keshtu zgjidhja per nje problem te madh, e ndaj studiuesit sugjerojne nje forme te re te kurimit nga kjo semundje.

Studimi eshte publikuar nga prestigjiozja New England Journal of Medicine. Mushkonjat jane vektore te malaries, qe godet 200 milione vete cdo vit.

Semundja shkaktohet nga parazitet e insektit dhe pasojat mund te jene shume te shpejta.

Ndaj pikerisht nepermjet mushkonjave mund te realizohet injektimi i dozave sheruese.

Pse nuk mund te kuptosh pickimin e Mushkonjes ?

Femra e krijeses mushkonje mbahet gjalle duke u ushqyer me gjak. Mushkonja mashkull ushqehet me sheqerin qe mer nga fruta dhe zarzavatet.

Mushkonja e vendos tubin ne lekuren me te holle te njeriut dhe fillon te pije gjak nga damari me i afert. Ne kete moment mushkonja leshon nje lende enestezike kjo lenda dhe ndalon tharjen e gjakut dhe e mpine lekuren. Me kete arsyje njerezit nuk e kuptojne bickimin e mushkonjave.

Monday, February 15, 2010

Mënyra e SEX-it të Mushkonjes

Mushkonja mund te bej sex edhe ne ajer duke fluturuar :) . Meshkujt nuk mund ta bejne kete gje deri sa te rriten mire. Sepse nga qe nuk jane zhvilliar antenat akoma nuk ndigjojne. Dhe me kete arsyje nuk e ndigjon therritjen e femres. Organi i ndigjimit ne mushkonja eshte teper i zhvilluar. Ne antenat qe ka mushkonja ka shume qeliza ndjenje te zhvilluara. Ky Organ quhet (Johnston organ) . Mbase femra dhe mashkulli çiftohen mbas nje kohe te shkurtut mashkulli ngordh.

Mushkonja Tigër, rreziku që po anashkalohet !

Vera e sivjetshme ka qenë mjaft favorizuese për përhapjen e mushkonjës Tigër, një vektor i cili transmeton tek njeriu disa sëmundje të rrezikshme. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, vendet ku insekti ndeshet më dendur janë vatrat me ujë të ndenjur dhe gomat e makinave. Mushkonja Tigër e cila gjendet thuajse pranë çdo vendbanimi, është një rrezik potencial për përhapjen e disa lloj sëmundjeve siç janë ethet dengue apo çikungunja, të cilat japin temperaturë të lartë, ethe, diarre deri dhe probleme serioze me kockat. Mushkonja Tigër, sipas specialistëve së ISHP, mund të gjendet në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Prania e saj është vërtetuar nga Malësia e Kelmendit deri në Butrint. Prania e mushkonjës Tigër në vendin tonë është vërtetuar që prej vitit 1979 dhe i pari që e ka zbuluar ka qenë profesor Jorgji Adhami. Shqipëria ka qenë i pari vend, ku mushkonja është gjendur jashtë vendit të origjinës që është Azia. Mendohet se ajo është transportuar deri në vendin tonë nëpërmjet transportit të mallrave në rrugë detare. Përveç vapës dhe lagështirës, ku mushkonja Tigër gjen terren për t'u zhvilluar, ajo është mjaft rezistente edhe ndaj të ftohtit dhe thatësirës.

Anatomia e një mushkonjë !

- Me shndërrim mushkonjë si një fazë flutur (p.sh. ndryshim në përbërjen dhe karakteristikat fiziologjike) dhe shtrimin e vezë për ta kthyer në një larvë dhe pastaj në fazën e tranzicionit ndërmjet vemje e insekteve dhe pastaj të plotë fazën e pjekurisë të plotë. Dhe llojet e veçanta të mushkonja femër që ushqehen vetëm me gjak. Ka një tjetër lloj prurje mbi llojet e tjera të mushkonjave dhe madhësinë e një të madhe dhe i bëri thirrje (Toxworinhits) dhe kafshimit qenieve njerëzore dhe kur ajo arrin pjekurinë e plotë të këtij lloji ushqen me bimë të nektar.

Dhe ushqim nga gjaku i disa mushkonja mund të jetë e nevojshme (por jo të përhershme) për kompletimin e rritjes së vezë dhe vezë mushkonjë kurdisje në ujë të lidhura me vende të jenë të qetë dhe në dispozicion, ku mbrojtje të plotë.

Zhvillimi i Mushkonja femër e 100-200 vezë në një kohë, ky është çdo 7 ose 10 ditë, dhe për të marrë vezë nga ditë në muaj për kurdisje. Në përgjithësi, nëse ka kushte të favorshme për ngrohtësinë dhe mbrojtjen e hatched brenda disa ditë kështu që nuk do të vazhdojë për muaj.

Lloje të tjera që nuk ngroh vezët vetëm në prani dhe bollëkun e ujit, të marrë disa muaj, ne gjejmë këtë përhapur të bardhë dhe prania e mbi sipërfaqen e ujit, rrugëve ujore, bankat e tokës, i cili pajtohet me ujë e zeza, toka, pemët, kënetat dhe pellgjet (ujërave të ëmbla ose të kripur), ose enë në të cilën ka mbetur e lëngjeve të tilla si gomave, kanaçe, pots alokuarSyrup kafshëve ose shpendëve.

Nuk ka këmbët e larvat, dhe ka krijuar një dhuratë të madhe për madhësinë e kokë dhe abdomen, larvat preferojnë vende të qetë, ujë i ndenjur dhe i referohemi gjithmonë si spirale "në lidhje me lëvizjen në ujë, dhe ushqehen me mikro-organizmat e keqe Kjo fazë zgjat 7-10 ditë, i cili kalon katër faza pas rënies ku cuticle vemje (flokë) dhe në fazën e funditFazat e Khadrp bie Alihab bëhet (faza në mes vemje e insekteve dhe të plotë).

Mushkonja në fazën celular, por nuk është në gjendje të ushqejnë veten dhe bëri thirrje "të paqëndrueshme" në lidhje me zhdukjen në ujë shpejt kur ata ndjehen të kërcënuar nga ekzistenca e rrezikut dhe pastaj kthehet të rritet mbi çati, pastaj ngadalë të kthehet në ekuilibër, pas 2-3 ditë, larva kthehet amoebas insekteve të plotë me krahë.

Moshat e insekteve formimit të plotë (ndryshon nga një lloj në një tjetër): në të nxehtit e verës nuk mund të jetë femër mushkonjë e më shumë se dy javë.

Meshkujt jetojnë jetën më të shkurtër se femrat në përgjithësi - dhe mushkonjave të përfunduara ose në fazat e rritjes janë pre e lehtë për shumë kafshët dhe shpendët, duke përfshirë Batman dhe peshku gjithashtu.

Mushkonja të infekton lëkurën !

 

Stina e verës, përveç nxetësisë së rrezeve të diellit sjell me vete edhe mushkonjat. Të gjithë bezdisen prej pickimit të tyre, por kujdes sepse më e rrezikshme është ajo çfarë sjell pickimi i saj. Mjekët dermatologë rekomandojnë të mbrohemi sa më shumë nga mushkonjat sepse ato janë shkaktare të infeksioneve të lëkurës, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët dhe femrat.
Bujar Përnaska Dermatolog “Infeksionet më të shpeshta të lëkurës në verë janë të tipeve të shkaktuara nga koket. Edhe mushkonjat zgjedhin erën e njeriut për të pickuar, ato pickojnë më shumë fëmijët dhe femrat.”

Por mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes edhe nga insektet e tjera, pasi jo vetëm mushkonja sjell infeksione të lëkurës.

Perse mushkonjat pickojne me shume disa njerez?

mushkonja
Shpesh here degjojme qe dike e pickojne me shume se te tjeret mushkonjat sepse ka “gjakun e embel” a ka ndonje te vertete kjo shprehje? A egziston mundesia qe mushkonjat te kene preference se ke duan te pickojne?
Nje pergjigje e shkurter eshte PO. Sipas studimeve mushkonjat kane preference per ushqim. Ne 10 veta nje prej tyre eshte shume terheqes per mushkonjat, qe ne te vertete nuk pickojne per te shuar urine, por kete gje e bejne vetem femrat per te zhvilluar vezet e tyre. Sic duket, jo cdonjeri eshte i pershtatshem per kete gje.
Megjithese shkencetaret kane opinionet e tyre se cfare i ben mushkonjat te kene preferenca per pickim, eshte nje pune e veshtire per te gjetur me saktesi se cfare i shtyn ato te kene preferenca. Jane rreth 400 perberje kimike ne trup te njeriu dhe kjo eshte arsyeja e komplikimit te ceshtjes.
Informacioni gjenetik eshte shume i rendesishem ne shkakun e pickimit te mushkonjave. Rreth 85% e pickimeve vijne si rezultat i kodit gjenetik te personit. Gjithashtu eshte zbuluar se disa perperje kimike kur ndodhen ne sasi te medhaja ne trup dhe zakonisht ne siperfaqje te lekures, terheqin nje re mushkonjash pas tyre.
Njerezit me nivel te larte steroidesh ose me perqendrim te madh kolesteroli ne lekure terheqin mushkonja me teper se te tjeret. Kjo sdo te thote qe nivelet e larta te kolesterolit ne pergjithesi te bejne nje magnet per mushkonja, por mund te kete lidhje me nje metabolizem qe punon me shpejt, dhe si mbetje te tij nxjerr lende te caktuara ne siperfaqje te lekures.
Mushkonjat gjithashtu sulmojne personat qe nxjerrin ne lekure acide te ndryshme, si psh. acidi Urik, dhe jane keto substanca qe ngacmojne ndjenjen e te nuhaturit tek mushkonjat.
Nuhatja e tyre mund te jete efektive qe prej 50 metrash larg, gje qe nuk rri mire tek personat qe nxjerin me frymemarrje sasi te medhaja dioksidi karboni. Njerezit trupmedhenj nxjerrin me shume dioksid karboni dhe kjo eshte arsyeja qe mushkonjat pickojne me shume te rriturit sesa femijet. Grate shtatezana gjithashtu njerrin nje sasi te madhe , gje qe i vendos ne shenjestren e mushkonjave.
Si mund te luftohet ky insekt i besdishem qe ka qene ne toke per 170 milion vjet dhe qe ka rreth 200 lloje te ndryshme te species?
Prishja e cerdheve te mushkonjave, si psh tharja e pellgjeve , derdhja e nje kove me uje te ndenjtur ku zhvillohen larvat e mushkonjave eshte nje menyre shume efektive. Gjithashtu perdorimi i kurtheve qe leshoje aroma , dioksid karboni etj, per uljen e numrit te mushkonjave femra, ndikon ne uljen e popullsise se tyre.
Per perdorim personal , sugjerohet perdorimi i spreive komerciale, me perberje iseksticidesh. Jane shume te nevojshme per personat qe shpenzojne nje periudhe te madhe kohe ne natyre jo vetem si mbrojtje ndaj mushkonjave por edhe ndaj pickimeve te insekteve te tjere.
Sa te rezikshme jane pickimet e mushkonjave?
Shpeshhere harrojme qe mushkonjat nuk jane thjesht besdisje. Nje milion veta vdesin cdo vit nga malarja. Me pickimin e mushkonjes vijne edhe viruse te tjera dhe sado qe te perpiqemi te luftojme kete insekt faktet thone qe nuk ka per tu zhdukur ndonjehere.

Çka nuhat Mushkonja në trupin tonë ?



Mushkonja nuhat disa perberes ne djersen e njeriut deri ne 50m largesi duke e percaktuar me saktesi se ku ndodhet ai. Ne baze te ketyre perberesve te djerses disa njerez jane me atraktive per mushkonjen. Nuk eshte e vertete se ajo terhiqet ndaj atyre me "gjak te embel".

Mushkonja Tigër

Aedes albopictus (Familja Culicidae), njihet edhe me emrat Mushkonja Tigër, Mushkonja e Azisë Tigër ose Mushkonja e Pyllit e Ditës, njihet nga këmbët me vija të bardha dhe të zeza dhe nga trupi i hollë me ngjyrë bardhë e zi. Origjina e saj është nga Azia juglindore, ku ajo gjendej në një zonë që fillonte në perëndimMadagaskar deri në lindjeGuinenë e Re, dhe në veri deri në Kore.
Mushkonjat e species Aedes albopictus kanë një gjatësi mesatare prej rreth 5mm. Ashtu si edhe të gjithë anëtarët e familjes së mushkonjave, femra e kësaj specieje është e paisur me një proboscis (gjuha në formë tubi e mushkonjave) të hollë dhe të gjatë, të cilin ajo e përdor për të grumbulluar gjak për të ushqyer vezët e veta. Në ndryshim nga femra, mashkulli i species ushqehet kryesisht me nektar. Femra shumëzohet duke i lëshuar vezët e saj pranë ujit, por jo në ujë siç bëjnë zakonisht femrat e mushkonjave të specieve të tjera, zakonisht pranë një pellgu me ujë të ndenjur. Megjithatë, për zhvillimin e larvave të kësaj specieje, është e mjaftueshme që vezët të lihen pranë një depozite apo ene të hapur me ujë.

Tabela e përmbajtjeve

Specie pushtuese

Kjo specie mushkonjash është në gjendje të mbijetojë dhe të shtohet në kushte dhe rrethana shumë të ndryshme. Kjo specie është në përgjithësi më agresive se mushkonjat e zakonshme vendase, dhe më e aftë për të gjetur ushqim dhe për tu shumëzuar. Mushkonja Tigër ka një pickim të shpejtë, dhe për këtë arsye edhe i shpëton në shumicën e rasteve përpjekjeve të njerëzve për ta vrarë atë.
Mushkonja të tjera që rriten në Amerikën e Veriut, si për shembull Ochlerotatus canadensis, kanë këmbë me vija të bardha dhe të zeza. Mushkonjat Tigër u zbuluan për herë të parë në Amerikën e Veriut në një ngarkesë me goma të përdorura në portin e Hjustonit në vitin 1985. Që nga ajo kohë mushkonjat janë përhapur gjatë gjithë jugut të SHBA dhe në Bregun Lindor të SHBA deri në jug të Nju Xhërsit. Kjo specie është sjellë po ashtu, edhe ne ishujt Havai përpara vitit 1896.
Kjo mushkonjë është kthyer në një shqetësim të madh për njerëzit sepse ajo rron dhe shumëzohet pranë zonave të banuara dhe jo në laguna dhe këneta. Përveç kësaj ndryshe nga mushkonjat e tjera që ushqehen (pickojnë) gjatë natës, ose në të gdhirë, ose të ngrysur, kjo mushkonjë fluturon dhe ushqehet zakonisht gjatë ditës. Ajo shumëzohet në pellgje dhe enë me ujë dhe larvat për zhvillimin e tyre kanë nevojë vetëm për disa dhjetra mililitra ujë. Distanca e fluturimit e mushkonjës është e shkurtër (më pak se 200 metra), dhe për këtë arsye vendi i shumëzimit është shumë afër vendit ku zbulohen individët e rritur. (Nishida & Tenorio, 1993).
Nuk është provuar se kjo mushkonjë mbart Virusin e Nilit Perëndimor, por kjo mushkonjë mund të mbartë dhe transmetojë Eastern Equine Encephalitis. Mushkonja është një nga mbartësat dhe transportuesit e etheve dengue në Amerika Qendrore, Amerikën e Jugut, dhe në zonën e Paqësorit.

Mënyrat si të kontrollohet përhapja e mushkonjës Tigër

Gjatë viteve të fundit në SHBA është përdorur shumë spërkatja me lëndë helmuese për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së Virusit të Nilit Perëndimor. Spërkatja kryhet zakonisht gjatë natës për të mos dëmtuar bletët që ushqehen gjatë ditës. Por edhe mushkonja Tigër ushqehet gjatës dhe për këtë arsye spërkatja natën nuk është efektive kundër kësaj mushkonje.
Megjithatë, është e lehtë të luftohet përhapja e kësaj mushkonje sepse vendi i saj i shumëzimit është shumë pranë vendit ku edhe pickohen njerëzit, meqënëse kjo mushkonjë nuk fluturon në largësi të mëdha. Vende të tilla shumëzimi janë pellgje me ujë të ndenjur prej më shumë se 3 ditësh, ulluqet e çative të shtëpive, goma të vjetra, vende ku hidhen plehrat, dhe në përgjithësi çdo enë ose depozitë e hapur me ujë të ndenjur. Uji i rrjedhshëm nuk përdoret nga mushkonjat. Po ashtu edhe ujë në të cilin ka peshq të vegjël sepse peshqit ushqehen me larvat e mushkonjave.
Pilivesat janë po ashtu një metodë e shkëlqyer për luftimin e mushkonjave. Larva e pilivesës ushqehet me larvat e mushkonjave, ndërsa pilivesa e rritur i gjuan mushkonjat duke i kapur në fluturim e sipër. Përdorimi i insekticideve të cilët vrasin edhe pilivesat mund të japë rezultate edhe më të këqija në luftimin e mushkonjave. Vërtet në fillim do të ulet numri i mushkonjave, por pas një periudhe kohe mushkonjat do të shtohen shumë sepse edhe "armiqtë" e tyre janë zhdukur.
Mënyra më e mirë për të lufutar mushkonjat është të thahen të gjithë pellgjet me ujë t ndenjur si dhe të kryhet pastrimi i enëve apo depozitave të ujit. Në ato raste kur kjo nuk mund të kryhet atëhere mund të përdoret një lugë gjelle me vaj vegjetal. Vaji krijon një shtresë mbi ujë e cila i ndalon larvat e mushkonjave që të dalin në sipërfaqe dhe të marrin frymë.
Çdo depozitë ose enë me ujë e cila nuk mund të pastrohet, boshatiset ose trajtohet me vaj vegjetal, mund të trajtohet në mënyrë periodike me BTI Bacillus thuringiensis israelensis. Ky lloj bacili lëshon në ujë një substancë e cila vret larvat e mushkonjave përpara se këto të zhvillohen në mushkonja të rritura. Kjo lloj substance verpom vetëm kundër larvave të insekteve të dëmshme dhe nuk ndikon tek njerëzit, peshqit, zogjtë, dhe bimët.
Mushkonja Tigër në Shqipëri
Për herë të parë, kjo mushkonjë e veçantë është identifikuar në vitin 1979, nga Prof. Doktor Jorgji Adhami, në Laç, në kohën e importit të gomave e mjeteve të transportit nga Kina. Ndër zonat ku përhapet lehtësisht, veçohen ato bregdetare të jugut, sidomos në Butrint, Sarandë, Himarë, Jalë. Por, së fundi ka filluar të ndeshet edhe në Durrës, Velipojë, madje edhe në Tiranë.
Në verën e vitit 2006, u mendua se kjo mushkonjë kishte filluar të përhapej përsëri në Butrint. “Në vend është vënë re prania e mushkonjës “Tigër”, e cila konsiderohet e rrezikshme, pasi pickimi i saj krijon alergji dhe mund të jetë burim i një sërë sëmundjesh”, u shpreh shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino. Dihet se mushkonja Tigër është e përhapur në Korfuz dhe mendohet se ajo ka kapërcyer edhe në zonën pranë Sarandës. Komuna e Xarës, e sidomos ajo e Ksamilit, duke qenë më afër rrezikut e me pushues të sezonit veror, janë duke kërkuar asistencë veterinare dhe mbështetje logjistike për të bërë dezinsektizimin e terrenit, duke nisur nga Butrinti, që është i njohur si vend mushkonjash.

Çfare shkakton pickimi

  • Alergji
  • Irritim të lëkurës
  • Kruajtje në trup
  • Puçrra të kuqe
  • Sëmundje infektive

Mushkonja ?



Mushkonja është një insekt fluturues që bën pjesë ne klasën e Ditteri, në familjen Culicidi. Është i përhapur në të gjithë botën ne rajonet e ngrohta, nëntropikale dhe tropikale, përfshire Amerikën e Veriut, Meksikën, Amerikën Qendrore, Afrikën, Azinë dhe Evropën.


Si territor për të jetuar, mushkonjat preferojnë vende me ujë dhe që janë të pasur me gjelbërim. Larvat rriten në ambiente që kanë një bimësi të madhe dhe të rrënjësuar mire, si orizoret, kanalet e kullimit te ujrave, këneta, brigjet e liqeneve. Disa lloje si Anopheles crucians, riprodhohen në ujra te kripura dhe kështu mund te gjenden vetëm rajonet bregdetare. Lloje të tjera si A. occidentalis, preferojne ujra të pastra dhe te kulluara, por vetëm ne prani te bimësise. Kjo bimësi është e rëndësishme sepse u siguron larvave në kohen e rritjes një mbrojtje nga gjahëtarët, sidomos peshq te vegjël dhe bretkosat.
Femrat e mushkonjës lënë zonat e riprodhimit dhe gjatë natës ushqehen kryesisht me gjakun e gjitarëve, perfshire dhe njeriun, edhe pse për disa lloje preferojne zogj dhe zvarranikë. Për të thithur gjakun , femrat jane të pajisur me një aparat te gojës të gjatë dhe shpues, të ngjashëm me një thithëse. Ky tub i vogel nuk është i pranishëm tek meshkujt, te cilët jetojne me nektarin dhe linfën e bimëve. Femrat pijnë një sasi gjaku te barabartë me 1,7 herë sa pesha e tyre. Larvat ushqehen me mbeturina të kafshëve dhe bimeve, të vogla sa të jetë e mundur per tu gëlltitur. Riprodhimi nis kur meshkujt dalin nga gjendja e pupës dhe temperatura mesatare arrin 21 °C. Mashkulli dhe femra ciftëzohen ne fluturim, duke fekonduar vezët në 10-15 sekonda. Mashkulli ngordh pak kohë më mbrapa dhe femra menjëhere duhet te thithi gjak deri sa vezët të arrijnë në pjekjen etyre. Mbasi është ushqyer, depoziton vezët në siperfaqe të ujit. Vezët hapen mbas disa ditësh duke nxjerrur larvat te cilat ushqehen me mbetjet vegejtale ne dekompozim. Në dy javë ato transformohen ne pupë, që është dhe faza finale, kështu kryejne metamorfozen në formën e rritur, fazë kjo që zgjat disa ditë. Kur të rriturit dalin prej ujit, meshkujt ushqehen me nektar, kurse femrat duhet te presin disa ditë deri sa tu forcohet aparati i gojes, qe tu bëjë të mundur të ushqehen për herë të parë me gjak. Në temperaturat e ulta, femrat e fekonduara dimërojne deri në pranveren e ardhshme dhe zakonisht ngordhin pasi depozitojnë vezët.

Mushkonja KeyWordi ne Garen e SEO.AL

Keywordi apo termi Mushkonja do te jete dhe termi i cili do te konkuroj per te zgjedhur nje fitues ndermjet nesh per vendin e pare ne konkursin e pare ne shqiperi per garen e SEO.Keshtu qe une AlbionLAB e filloj kete gare me kete domain :)
Shpresoj qe te renditem sa me mir dhe te arrij pik sa me shum dhe pse nuk e konsideroj veten nje Profesionist ne kete fushe thjesht do konkuroj te shof veten sa jam i afte te bej..
Faleminderit. SEO.AL dhe Webmaster.AL